Agim Kajmaku jep shenjat e gishtërinjve

Agim Kajmaku jep shenjat e gishtërinjve

15:39 31/08/2019

Prokuroria do të nisë letër–porositë në Greqi

Agim Kajmaku, kreu i bashkisë së Vorës, i zgjedhur në 30 Qershor i është përgjigjur kërkesës së prokurorisë për të dhënë shenjat e  gishtërinjve, në kuadër të hetimeve që prokuroria ka nisur për të për falsifikimin e formularit te dekriminalizimit.

Tashmë prokuroria do të nisë drejt Greqisë letër-porosinë ku do të kërkojë informacione nëse Agim Kajmaku ka dosje penale në këtë vend. Gjurmët e gishtërinjve që ai ka dorëzuar, do të krahasohen me ato të personave që janë arrestuar apo hetuar në vendin fqinj.

Sipas dokumenteve të bërë publik nga Partia Demokratike, Kajmaku është arrestuar në vitin 2003 për përdorimin e parave false dhe shpërndarjen e tyre.

Sipas Partisë Demokratike, në atë kohë ai mbante një pasaportë me emrin Jorgo Toto. Vetëm pasi të vijnë konfirmimet nga Greqia prokuroria do të vendose për fatin e hetimit.

Në formularin e dekriminalizimit, Agim Kajmaku ka pranuar se e ka mbajtur me parë emrin e Jorgo Totos. Por pyetjeve nëse ka qenë i dënuar, arrestuar apo është vendosur ndonjë masë sigurie për të në një vend të huaj ai i është përgjigjur negativisht.

Ai ka mohuar të ketë qenë i arrestuar apo dënuar edhe pas akuzave të opozitës.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT