Agim Kajmaku liron zyrën


Agim Kajmaku liron zyrën

15:41 01/11/2019

U largua nga puna pas vendimit të KQZ

E gjithë administrata është në punë në Bashkinë e Vorës, pavarësisht se ajo prej kësaj të premte është pa kryetar.

Edhe vete Agim Kajmaku është paraqitur në detyrë dhe ka firmosur shkresa derisa KQZ vendosi t’i heqë mandatin, pasi ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Zoti Agim Kajmaku është paraqitur herët në zyrën e tij, ka qëndruar për rreth një orë dhe ka firmosur disa shkresa dhe më pas është larguar. Por në KQZ ai është përfaqësuar vetëm me avokatin e tij, duke mos preferuar që të dëgjonte vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili hoqi mandatin si kryetar i Bashkisë së Vorës pas dosjes që rezulton në shtetin fqinj Greqi.

Vendimi i KQZ komentohet në forma të ndryshme nga banorët e Vorës.

Banoret e Vorës do të duhet tani të shkojnë sërish në votime për të zgjedhur një tjetër kryetar bashkie, me shpresën se rasti i Agim Kajmakut nuk do të përsëritet dhe kryetari i ardhshëm nuk do të këtë probleme me ligjin.

Tv Klan

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi