Agjencia e Prokurimit Publik masa për 119 punonjës prokurimesh

Ilustrim

Agjencia e Prokurimit Publik masa për 119 punonjës prokurimesh

16:55 28/10/2020

“Kanë shkelur ligjin e prokurimit publik, kritere diskriminuese”

Agjencia e Prokurimit Publik ka marrë masa për 119 punonjës të administratës publike për shkelje të ligjit të Prokurimit Publik.

62 punonjës janë ndëshkuar me gjobë dhe për 57 të tjerë është propozuar marrje e masës disiplinore.

Gjatë verifikimit të proceseve të prokurimit agjencia ka konstatuar se janë hartuar kritere në kundërshtim me ligjin bazë të prokurimit duke diskriminuar operatorët ekonomikë në garë dhe duke sjellë ulje të konkurrencës në tendera.

Konstatimet janë bërë për periudhën e viteve 2018-2020.

Tv Klan  





Të ngjashme