Pesë persona janë arrestuar, një është proceduar në gjendje të lirë dhe një tjetër është shpallur në kërkim policor nga Policia e Durrësit pas goditjes së dy rasteve për falsifikimin e tamponëve të Covid-19. Të arrestuarit janë punonjës të agjencive turistike dhe laboratorit mjekësor.

Në rastin e parë, u arrestua Violeta Begaj 65 vjeçe, punonjëse e agjencisë së udhëtimit IDA, dhe 3 punonjësit e laboratorit “Medical Care Lami”; Albiona Cuka 24 vjeçe, Asllan Diva 23 vjeç dhe Blerim Maloku 25 vjeç. Ata akuzohen për mashtrim e falsifikim të dokumenteve.

Të gjithë këta persona bashkëpunim me njëri-tjetrin pajisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me testime “Antigen Rapid”, kundrejt përfitimit.

Ndërsa në kërkim policor është shpallur edhe Lutfi Lami 52 vjeç, administratori i këtij laboratori.

Ndërsa në rastin e dytë u arrestua Artiola Budani 24 vjeçe dhe u procedua penalisht Ornela Sallaku 40 vjeçe, të dyja punonjëse të agjencisë turistike “Kristal Travel” në Durrës. Ato akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim, pasi pajisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me teste “Antigen Rapid”, kundrejt përfitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan njësi kompjuterike të dy agjensive, tamponë për kryerjen e testeve dhe disa fletë me përgjigjie të testeve të falsifikuara.  /tvklan.al