Agjencia Europiane: Medikamenti Ranitidinë, kancerogjen

Agjencia Europiane: Medikamenti Ranitidinë, kancerogjen

19:54 26/09/2019

Institucionet shqiptare: S’ka vend për alarm, presim analizat

Pas njoftimit të Agjencisë Europiane të Barnave se në disa ilaçe që kanë në përbërje të tyre Ranitidinë janë gjetur papastërti potencialisht kanceroze, disa vende në Europë kanë ndaluar përdorimin tyre. Në Itali janë bllokuar 700 lloje medimentesh.

Pas njoftimit, ka reaguar Agjencia jonë Kombëtare e Barnave duke kërkuar nga mjekët dhe qytetarët që të mos përdorin medikamentin ranitidinë e ta zëvendësojnë atë me një bar alternativ. Bëhet fjalë për Ranitidinë tabletë në formë doze 150 mg dhe 300 mg që përdoret shpesh nga qytetarët për problemet e stomakut, si dhe barin “Zantac”. Urdhëri i Farmacistit thotë se nuk ka vend për alarm dhe se bëhet fjalë vetëm për prodhimin e fundit të një kompanie.

Agjensia Kombëtare e Barnave tha për Tv Klan se ende nuk ka nxjerrë një udhëzim për tërheqjen e ilaçit Ranitidinë nga tregu farmaceutik. Sipas këtij institucioni, ende po analizohen pasojat që mund të shkaktojë ky medikament tek pacientët dhe se vendimi përfundimtar do të merret nga administrata amerikane për Barna dhe Ushqime dhe nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT