Agjentët e helmimit të Skripal të lidhur me shpërthimin në Çeki



Agjentët e helmimit të Skripal të lidhur me shpërthimin në Çeki

14:05 18/04/2021

Policia çeke publikon fotot e dy të dyshuarve për shpërthimin në depon e municioneve

Policia Çeke ka publikuar foto te dy personave te shpallur në kërkim Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, dy agjentët e inteligjencës ruse të kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar për përpjekjen për helmim të vitit 2018 të Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Salisbury.

Këta dy personat dyshohet se janë edhe autorët e shpërthimit që ndodhi katër vite më parë në një depo municionesh. Policia çeke thotë se ata ishin në vend në kohën e shpërthimit, ku mbetën të vrarë dy persona.

Më 16 tetor ndodhi shpërthimi masiv në një depo municionesh në qytetin Vrbetice, duke vrarë dy njerëz dhe duke shkaktuar dëme të mëdha. Një shpërthim tjetër ndodhi në dhjetor.

Republika Çeke ka dëbuar 18 diplomatë rusë si hakmarrje, ndërsa një parlamentar i lartë rus të shtunën e quajti pretendimin absurd.

Kryeministri Çek, tha se vendimi për përjashtimin e diplomatëve erdhi pas një hetimi mbi shpërthimet. Ai gjithashtu tha se ishte i përfshirë një njësi GRU, e specializuar në vrasje të huaja dhe operacione për të destabilizuar vendet evropiane.

Bazuar në prova të paqarta të marra gjatë hetimit nga forcat e sigurisë duhet të deklaroj se ekziston një dyshim i bazuar në lidhje me përfshirjen e oficerëve të shërbimit të inteligjencës ruse dhe Njësisë 29155, në shpërthimin në deponinë e municioneve në Vrbetice në 2014,” tha zoti Babis.

Klan News







Të ngjashme