James Bond ka probleme me alkoolin. Ky është përfundimi që disa shkencëtarë të Universitetit të Otagos në Zelandën e Re kanë nxjerrë pas një studimi që kanë bërë aktorëve që luajnë agjentin 007.

Ata kanë analizuar 24 filmat që nga viti 1962 dhe kanë arritur në konkluzionin se agjenti sekret britanik ka pirë 109 pije të ndryshme alkoolike, në të gjithë filmat e luajtur.  Në filmin “Quantum of Solace”, në vitin 2008,  Bond piu 6 gota Vesper Martini në më pak se dy orë film. Bazuar në këto të dhëna niveli i alkoolit do të ishte 0.36 për decilitër, një shifër që mund të rezultojë fatale.

Në studimin thuhet se konsumimi i alkoolit e çon Bond të ndërmarrë aktivitete të rrezikshme, si të ngasë makinën me shpejtësi marramendëse, të luajë kumar apo dhe të ndeshet në mënyrë të dhunshme.

Studiuesit thonë se ai nuk është një shembull për tu ndjekur edhe pse shumë persona duan të jenë si agjenti 007. Ata i bëjnë thirrje fansave të kujtojnë se James Bons është thjesht një personazh i krijuar dhe aspak i vërtetë.

Klan Plus