Agnesa Vuthaj është padyshim një nga vajzat më të bukura shqiptare. Ish-missi në çdo dalje publike, evente apo intervistë ka arritur të tërheqë vëmendjen me pamjen e saj të ëmbël dhe të kuruar deri në detaje.

Gjithmonë është diskutuar jeta e saj private, por ajo është treguar mjaft diskrete duke mos dhënë asnjë detaj.

Por të dielën, për emisionin “Jo vetëm modë”, në TV Klan, Agnesa do të flasë eskluzivisht për lidhjen e saj duke zbuluar mjaft sekrete dhe detaje rreth personit që i ka vjedhur zemrën. /tvklan.al