Modelja shqiptare, Agnesa Vuthaj në çdo paraqitje të saj ka tërhequr vëmendjen me look-un dhe pamjen e kuruar në detaje.

Për jetën e saj private, ajo gjithmonë ka refuzuar të flasë, duke preferuar më shumë të flasë për profesionin dhe atë që ajo bën.

Drejtuesja e emisionit, “Jo vetëm modë”, në Tv Klan, Orinda Huta ka qenë në Paris, ku ka zhvilluar një intervistë me modelen e njohur. Agnesa tregon se do fokusohet më shumë tek biznesi i saj për të sjellë koleksionin e ri të çantave.

Ndërsa për sa i përket zërave në lidhje me jetën e saj private, ajo shprehet se: Nuk ndjehem shumë e ngacmuar, mua gjithmonë më nxjerrin beqare edhe kur jam edhe kur s’jam.

Në lidhje me thashethemet për një histori dashurie me bashkëpuntorin e saj në biznes, shprehet se ishte e gjitha një gjest dashakeq, por që u mbyll me aq. Agnesa tregon se marrëdhënia mes tyre është thjesht një marrëdhënie pune.

Agnesa Vuthaj: Mendoj se ishte një gjest dashakeqës ndaj dikujt, por që u mbyll me aq.

Orinda Huta: Megjithatë cila është marrëdhënia jote e vërtetë me të?

Agnesa Vuthaj: Është thjesht marrëdhënie punë, prandaj ndoshta dhe jam prekur pak se gjithmonë kur je femër dhe kur punon dhe kur ke sukses është gjithmonë vështirë nëse punon me meshkuj. Sepse gjithmonë nëse punon me një mashkull, gjithmonë krijohen thashethemet që është krijuar ky raport, mund të ketë diçka më tepër, kjo, ajo. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse jam prekur, se sulmohesh sikur femër. Edhe në reagimin tim, e kam bërë një reagim që kam dashur të mbroj figurën e femrës, jo se jam prekur vetë aq shumë sepse në fund të fundit e dimë, që mediat shkruajnë shumë edhe për klikime, kështu që besoj që ata që e kanë bërë kanë përfituar diçka./tvklan.al