Ansi Agolli është zyrtarisht lojtari më i ri i New York Cosmos. Ish-kapiteni i Shqipërisë i ka dhënë fund me Karabagun në Azerbajxhan, pas plot 9 vitesh, duke provuar një aventurë të re në Shtetet e Bashkuara.

Përmes një video që ka postuar klubi i tij amerikan, Agolli është prezantuar dhe në gjuhën shqipe si lojtari më i ri i skuadrës së  New York Cosmos.

36-vjeçari arriti që të fitonte 3 tituj dhe tre kupa në Azerbajxhan me Karabagun. Mbrojtësi po ashtu ka qenë një prej elementëve kryesorë në Kombëtaren e Shqipërisë për shumë vite.

Tv Klan