“Agresionet ndaj Kosovës janë sulme kundër NATO-s”

“Agresionet ndaj Kosovës janë sulme kundër NATO-s”

18:10 08/05/2018

Çdo sulm ndaj Kosovës do të konsiderohet si sulm kundër NATO-s. Të paktën deri kur KFOR të vijojë të ketë trupa në territorin kosovar. Garancinë për këtë e ka dhënë komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali italian Salvatore Kuoki, në një intervistë për gazetën kosovare Zëri.

“Në parim KFOR-i është NATO dhe derisa KFOR-i të jetë këtu çdo agresion në vend do të jetë një agresion ndaj KFOR-it e ndaj NATO-s gjithashtu. Por unë nuk mendoj se do të ketë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën”.

Deklaratën e bëri kur u pyet për rrezikun që i kanoset Kosovës nga Rusia dhe ndihmës në armatime që Moska po i jep Serbisë. Por për krijimin e ushtrisë së Kosovës, komandanti i KFOR-it mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës.

Por ai kërkon që kjo të bëhet me ndryshime kushtetuese, për të cilat është e nevojshme edhe dakordësia e politikanëve serbë. Kuoki foli edhe për themelimin e Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar arrestimin e të akuzuarve, sapo kjo gjykatë në nisë funksionimin dhe të ngrejë akuzat e para.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT