UNICEF në raportin e fundit tregon se 91.000 të mitur kanë nevojë për siguri, stabilitet dhe ndihma humanitare

Lufta në Ukrainë po ka një ndikim shkatërrues për 7.5 milionë fëmijët e vendit. Nevojat humanitare po shtohen nga ora në orë, ndërsa luftimet vazhdojnë. Fëmijët vazhdojnë të vriten, të plagosen dhe të traumatizohen thellë nga dhuna. 

Raporti i fundit i UNICEF tregon se tetë vitet e fundit të konfliktit në Ukrainë tashmë kanë shkaktuar dëme të thella tek fëmijët. Tani, kërcënimet e rusëve ndaj fëmijëve të Ukrainës vetëm sa janë rritur. 

Deri më 1 Maj, më shumë se 5.4 milionë refugjatë ishin larguar nga Ukraina, rreth gjysma e tyre fëmijë. Miliona njerëz të tjerë janë zhvendosur brenda vendit. Zhvendosje të tilla në shkallë të gjerë mund të kenë pasoja të qëndrueshme për brezat që do të vijnë. 

Sipas të dhënave të kësaj agjencie, 4000 deri në 6000 psikologë profesionistë për fëmijët janë ende në këtë shtet, dhe duhet bërë gjithçka për të siguruar për t’i mbështetur ,tha eksperti i UNICEF-it, Aaron Grinberg.

Rreth 91.000 fëmijë dhe të rinj kanë nevojë për vëmendje të posaçme. Shumë prej këtyre fëmijëve janë nëpër jetimore dhe qendra për fëmijë me nevoja të veçanta, derisa rreth 35.000 janë kthyer te familjet e tyre pas nisjes së luftës. Si rezultat, shtëpitë e fëmijëve, shkollat, spitalet, sistemet e ujit, termocentralet dhe vendet ku civilët kërkojnë strehim janë dëmtuar ose shkatërruar.

Klan News