“Nëse kjo masë zgjat do të kthehet në problem”

Për eksportuesit shqiptarë, masat anticovid të vendosura nga qeveria e Kosovës, janë kosto për ta. Përfaqësuesi i agrobiznesit  në Shqipëri, Agim Rrapaj thotë se nëse kjo masë zgjat shumë në kohë do të kthehet në problem për eksportuesit.

“Çdo masë parandaluese, çdo frenim, çdo pengesë që i bëhet biznesit, çdo kosto shtesë që atij i faturohet, natyrisht që ndikon. E gjithë kjo masë ka një kosto shtesë dhe kjo kosto shtesë, natyrisht që përkthehet në humbje për biznesin dhe shpresoj që kjo gjë të mos zgjasë shumë. Po zgjati shumë pastaj është problem”.

Nga viti në vit eksportet e fruta perimeve dhe agrumeve janë rritur drejt Kosovës. Rrapaj thotë se marrëveshja e dy qeverive e mbajtur në 26 Nëntor ka shtuar eksportet dhe importet mes dy vendeve.

“Ne tashmë eksportojmë fruta dhe perime, kemi eksportuar agrume dhe vijojmë të eksportojmë agrume, njëkohësisht ne kemi eksportuar në Kosovë, më shumë edhe ullinj dhe vaj ulliri. E rëndësishme tashmë është që e rëndësishme në Kosovë janë fruta dhe perimet. Janë rritur eksportet drejt Kosovës dhe janë lehtësuar procedurat drejt Kosovës, dhe me marrëveshjen e fundit të qeverive besoj të lehtësohen ende, pavarësisht pengesave”.,

Kosova mban vendin e parë në rajon për import-eksportet me Shqipërinë për bimët medicinale  dhe vreshtarinë.

Tv Klan