“Marrëveshja duhet të përfshinte edhe sitemin elektoral”

Kur na ndan më pak se një vit nga zgjedhjet parlamentare, Agron Duka ka ndezur motorrët për të dalë në betejën e radhës me listën e tij të deputetëve, përfshi edhe atë vetë, ndonëse është pjesë e koalicionit opozitar.

Durrësi do të jetë edhe zona ku thotë se do të garojë e ku synon të marrë dy mandate deputetësh.

“Do të jem i pari në Durrës tek lista e PAA-së , do ketë dakordësi dhe unë kam nisur punën. Ne duam dy mandate në Durrës”.

Ndonëse nuk ka ende një vendim për daljen me lista të përbashkëta me Partinë Demokratike, Duka thotë se kjo është një zgjedhje e tij, i bindur që votat që synon të marrë do t’i përkthehen në mandate deputetësh.

“Ky sistem ia jep te gjitha votat PD. PAA nëse merr 4 mijë vota, ato kalojnë tek PD, por këto vota bëjnë 2, 3 ose 4 deputetë që do t’i merrnim ne. Pesë në të gjithë vendin dhe kjo nuk është e pamundur. Nuk ka pse fshihem tek lista”.

Rezerva shpreh për marrëveshjen e 5 Qershorit, që sipas tij e diktuar nga fryma e mosbesimit mes palëve, nuk adresoi një ndër shqetësimet e aleatëve të opozitës.

“Sepse do ishte mirë të kishte një sistem mazhoritar me korrektim kombëtar, do hiqte lidershipin autoritar”.

Por në kushtet kur marrëveshja për reformën elektorale vihet në pikëpyetje nga vota e opozitës parlamentare, sa mund t’i vijë në ndihmë Lulzim Basha, Kryeministrit Rama për të bindur rebelët në parlament?

“Aktrimet e Ramës, ai ka kaluar ligje si i ka dashur qejfi, ju fut edhe ju median në grackën e tij, Luli kështu e Luli…..”.

Sipas kreut të ambientalistëve, nuk duhet të ketë një marrvëshje tjetër Rama-Basha, e cila sipas tij do të prodhonte të njëjtin rezultat si ai 17 Majit të 3 viteve më parë.

Tv Klan