Të qeshura dhe argëtim në ekranin e Tv Klan

Programi “Në Kurthin e Piter Pan” futi në grackë mbrëmjen e së hënës dy personazhe të njohur, biznesmenin Agron Shehaj dhe producentin televiziv Turjan Hyska.

Agron Shehaj rrëfeu jetën e tij nga qyteti i lindjes, peripecitë e emigracionit, biznesit, politikes, por edhe detaje mbi familjen e tij.

Producenti Turjan Hyska pranoi publikisht lajmin mbi shtatzëninë e bashkëshortes Orinda Huta, emocionet që po përjetojnë bashkarisht, madje nuk e ka fshehur se profesioni i ardhshëm i babait do të jetë me i bukuri në botë.

Regjisorja Vera Grabocka dhe prezantuesja Alketa Vejsiu sollën për shikuesit një mbrëmje plot argëtim, por edhe surpriza, një prej të cilave ishte pjesëmarrja e aktorëve të Klanifornia të cilët vunë edhe në pozitë shefin e tyre.

Tv Klan