Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj njoftoi se nuk është më pjesë e Grupit Parlamentar, por as anëtar i kësaj force.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Shehaj tha se partia duhet të rithemelohej vërtet me figura të reja intelektuale.

Ai u shpreh se nuk është dakord me mënyrën si po drejtohet kjo forcë sidomos pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale.

Sipas tij, partia që drejtohet nga Berisha duhet të jetë një alternativë e besueshme, por në elektorat ka shumë zhgënjim.

I pyetur nëse do të krijonte një parti të re, Shehaj tha se nuk ishte kjo çështje e momentit.

Tv Klan