Sergio Aguero me tre golat e shënuar ndaj Arsenal i dha fitoren Manchester City në ndeshjen e rëndësishme ndaj topçinjve.

Që në minutën e parë Aguero shënoi për City. Arsenal barazoi, por në fund të pjesës së parë Aguero kaloi sërish në avantazh skuadrën e tij. Në të dytën goli i tretë erdhi në minutën e 61.

Edhe Manchester United mori një tjetër fitore në Premier League. Ndaj Leicester vendosi goli i Rashford pas një kombinimi me Paul Pogba.

Tv Klan