Ahmataj prezantohet te Tirana

Ahmataj prezantohet te Tirana

16:12 25/10/2019

Halili zbulon pse zgjodhi ish-futbollistin bardh e blu

Julian Ahmataj nisi menjëherë punën si trajner i Tiranës. Ai zëvendësoi Ardian Memën, i larguar për shkak të rezultateve zhgënjyese në ndeshjet e fundit. Presidenti i klubit Refik Halili tregoi edhe pse kjo zgjedhje.

“Vendosa të qëndroj brenda ambientit bardheblu, te ata që kanë luajtur me Tiranën. Besoj se kam bërë një zgjedhje të mirë. Objektivi është që të arrijmë majën”.

Julian Ahmataj, i cili ka drejtuar skuadra edhe në Superligë tha se objektivi mbetet titulli.

“Do të jap më të mirën time dhe do të bëj maksimumin që Tirana të dalë kampion. Unë nuk mund ta garantoj këtë, sepse kampion dilet në muajin maj, por premtoj se do të jap më të mirën time, që të arrijmë te rezultatet pozitive. Kam një grup shumë të mirë lojtarësh, që është ndërtuar shumë mirë dhe për këtë falënderoj ish-trajnerin Mema”.

Julian Ahmataj më parë ka drejtuar edhe moshat te bardheblutë. Sfida e parë do të jetë ndaj Luftëtarit, skuadër që Ahmataj ka qenë trajner sezonin e kaluar. Tirana pas 9 javësh ka 14 pikë dhe renditet e gjashta, por vetëm 3 pikë larg kreut ku është Partizani.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi