Nga 110 mijë biznese që ka në Shqipëria, 95 mijë prej tyre nuk do të kenë tatim mbi fitimin më të lartë se 5%. Duke paralajmëruar ndryshimet e fundit në ligjin e tatimit mbi të ardhurat, ministri Arben Ahmetaj tha gjatë turit të llogaridhënies në qarkun e Elbasanit taksat janë ulur edhe për 630 mijë të punësuar në adminsitratë dhe sektorin privat.

Janë 630 mijë qytetarë të punësuar që kanë përfituar nga ulja e taksave.

 

Po a e dini, për këta 630 mijë, sa para në vit iu ngelen në xhep këtyre të punësuarve, që përpara 2013-ës shkonin në buxhet e bëheshin rrush e kumbulla tek Rruga e Kombit, me 300 milionë të vjedhura? Janë 120 milionë dollar në vit, që sot shkojnë në xhepat e qytetarëve dhe ky nuk është debat politik, ky është një fakt.”

Ahmetaj nuk harroi edhe ironinë me kohën kur në kreu të qeverisë ishin demokratët.

“T’i kërkoje çfarë të doje Sali Berishës, do vinte të thoshte këtu ne jemi vendi i dytë pas Gjermanisë, do ta linte këtë gërmadhë siç e la, do vazhdonte të gënjente dhe ku ishim? Aty ku na la! Ndërsa një qeveri që bën punë, asaj do t’i kërkojmë më shumë.”

Për kreun e Financave, Shqipëria meriton hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, pasi është një ndër vendet me rritjen ekonomike më të lartë në rajon.

Tv Klan