Tërmeti i 26 Nëntorit shkaktoi dëmtime të shumta në banesa duke lënë në qiell të hapur familje të tjera. Një nga idetë për të sistemuar këta njerëz është edhe blerja e apartamenteve që janë bosh.

Por gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan këtë të martë, ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi se ka kontaktuar me sipërmarrës të cilët do t’i linin këto apartamentet me një çmim deri në 650 euro metri katror.

Sipas Ahmetaj kjo është tallje me popullin. Nëse apartamentet nuk jepen tek 300-3500 euro metri katror atëherë nuk ia vlen që të blihen pasi buxheti i shtetit nuk mund të blejë në funksion të ndërtuesve.

Blendi Fevziu: Ahmetaj iu bëra një pyetje, stoku i apartamentit me kosto. Hajde merre vesh koston, por kishte një ide.

Arben Ahmetaj: Unë po ua them në atë që kemi testuar me sipërmarrës çmimi është shumë i lartë përtej asaj që do paguante dhe një qytetar me të ardhura të mesme dhe të larta. Nëse nuk do të vijnë tek kostot që janë 300, 350 metri katror le të themi kostot një nga një me cent që kanë harxhuar për ndërtimin e tyre nuk ia vlen t’i blesh, do t’i ndërtosh. Unë pyeta një sipërmarrës i thashë “nëse qeveria bën thirrje për ofertë sa mendoni që mund të jetë çmimi”? E dini sa ishte çmimi që filluan?

Blendi Fevziu: Sa thanë?

Arben Ahmetaj: 650, 700 metri katror.

Blendi Fevziu: Po 700 vlen në treg të lirë.

Arben Ahmetaj: A jeni në terezi? Pse do dalë buxheti i shtetit të blejë apartamente në funksion të këtyre.

Blendi Fevziu: Edhe një gjë tjetër Ahmetaj ishte se sipas të dhënave që dëgjova nga shoqata e ndërtuesve bëhej fjalë për 2000 apartamente bosh.

Arben Ahmetaj: Do numërohet kosto. Në qoftë se vjen dikush me këtë ofertë është tallje me hallin e popullit. Pse ça kemi dalë ne, të zgjidhim hallin e ndërtuesit se paskan këta apartamente bosh. Ne do ndërtojmë nga e para me kosto 300-350 dhe do u tregojmë qytetarëve se transparenca është e detyrueshme. U kemi prezantuar dje edhe Arbrit edhe Elvisit një aplikacion ku do të jetë çdo cent i numëruar se ku do të shkojë.

Elvis Naçi: Nuk dua t’i paragjykoj. Ja ku jemi sot. Le ti lemë të na i japin me 300-350-400 ja ku jemi, fusha është e hapur.

Blendi Fevziu: E bleni me këtë çmim.

Elvis Naçi: Ja pra të na e japin dhe do ta blejmë. /tvklan.al