Pas akuzave të Partisë Demokratike për dhënien me koncesion të rafinerisë së naftës në Ballsh, Ministri i Financave i ka hedhur poshte këto pretendime, duke thënë se ajo nuk është dhënë me qera nga qeveria.

I shoqëruar nga Zv/Kryeministri Niko Peleshi, Ministri i Financave tha se ARMO u mor në dorë nga bankat, pas një koncesioni të dështuar dhe janë ato që kanë gjetur investitorin e ri.

Sipas Ahmetaj, qeveria shqiptare mbështeti kompaninë e themeluar në Ishujt Virxhin, për shkak të planit të investimeve të saj.

Edhe kompania e nxjerrjes së naftës

Bankers Petroleum

lajmëroi se do t’i shesë kompanisë se re të përpunimit, 65% të prodhimit të naftës bruto për t’u përpunuar në këtë rafineri.

Tv Klan