Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se në Pranverën e vitit 2022, nuk do të ketë më asnjë shenjë nga tërmeti.

Gjatë prezantimit të planit të socialistëve për rindërtimin, Ahmetaj theksoi se qeveria ka marrë përsipër të ndërtojë falas çdo shtëpi të shembur nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

“Sot jemi 15 muaj nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit të vitit 2019 që goditi Shqipërinë. Një vit pas Konferencës së Donatorëve, dhe pak më pak se një vit larg nga finalizimi i procesit të Rindërtimit, është një premtim që ju a kemi bërë qytetarëve çdo ditë. Do të jetë fjalë e mbajtur.   

Në Pranverën e viti 2022 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti në të gjithë territorin e dëmtuar në 11 bashki.

Ne e mirëkuptojmë padurimin dhe ankthin e familjeve që një vit pas tërmetit janë ende në pritje të shtëpisë së re.

Së dyti, për të nënvizuar atë që me modesti, por me krenari e themi shpesh, ne nuk jemi një vend i pasur por ne kemi marrë përsipër të ndërtojmë nga e para çdo shtëpi të shembur, falas”, u shpreh ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj./tvklan.al