Partia Socialiste do të përjashtojë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për lëndët e para në Bujqësi, të njohura si inpute. I deleguari në Bashkinë e Kavajës dhe Rrogozhinës, Arben Ahmetaj ka kërkuar votat e të gjithë banorëve të kësaj zone, gjatë një vizite në një fermë në fshatin Gosë dhe ka premtuar subvencione shtetërore për të gjitha fermat që do të punojnë një sipërfaqe mbi 5 hektarë.

 “Sot patëm mundësi që të bashkëbisedonim për programin e Partisë Socialiste për Bujqësinë. Programi jonë për bujqësinë ka në themel mbështetjen për fermën dhe fermerin, duke nxitur fermat në njësi më të madhe se 5 hektarë, për të promovuar një ekonomi shkalle më produktive”.

Socialistët premtojnë se do të përforcojnë ndihmën shtetërore që jepet ndaj fermerëve për të marrë financim në banka, ku garancinë për kredinë e mban shteti. Ky program lejon dhënien e 300 milionë eurove hua për fermerët, ku interesi është më i ulët, pasi riskun e saj e mban buxheti i shtetit.

Tv Klan