Ministria e Financave do të nisë gjurmimin e deklaratave tatimore dhe doganore online. Kjo do të shkurtojë jo vetëm kontrollet, por do të japë edhe një panoramë të saktë të zinxhirit të mallrave dhe TVSH-së për të gjithë hallkat e biznesit.

Një tjetër nismë për heqjen e burokracive në administratë do të nisë edhe me sektorin e lejeve dhe licencave. Ahmetaj tha se janë disa agjenci shtetërore, të cilat lëshojnë leje dhe autorizime të njëjta, ndërsa nuk kanë aplikim online për marrjen e tyre.

Reformim do të pësojë edhe mënyra e miratimit të ndihmës së papunësisë, e cila do të futet në të njëjtën strukturë me shërbimin kombëtar të punësimit.

Tv Klan