Qeveria do të ndërtojë 508 shtëpi individuale të rrënuara nga tërmeti

Pas Kasharit, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka inspektuar nisjen e punimeve edhe për banesat e reja që po ndërtohen në Bashkinë e Shijakut, zonë kjo e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Puna ka nisur para 5 ditësh dhe Ahmetaj, i shoqëruar nga kryebashkikau i Shijakut, u premtoi banorëve të fshatit Rrubjek në Maminas se brenda 4 javëve, do të marrin në dorë çelësat e shtëpive të reja.

Sipas ministrit Ahmetaj i gjithë procesi i rindërtimit do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm.

Në Bashkinë e Shijakut ka filluar puna paralelisht në të gjitha njësitë administrative dhe aktualisht po modelohen dhe rindërtohen nga e para 508 shtëpi individuale.

Tv Klan