Ahmetaj inspekton punimet në shkollën “Hasan Koçi”


Ahmetaj inspekton punimet në shkollën “Hasan Koçi”

17:35 05/08/2020

640 nxenës do të ulen në 26 Nëntor në ambientet e reja

Në muajin nëntor 640 nxënës të shkollës  9-vjeçare “Hasan Koçi” do të ulen në ambiente të reja pas rikonstuksionit nga e para të godinës.

Punimet i pa nga afër Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i cili tha se kjo shkollë është në listën e 141 objekteve arsimore që qeveria ka përfshirë në programin e rindërtimit.

Shkollës  9-vjeçare “Hasan Koçi do të ketë 10 klasa të reja ciklit të ulët, 8 klasa të përgjithshme për ciklin 9-vjeçar, 4 laboratorë, 1 bibliotekë, palestër dhe fushë sporti e hapur, infermieri  si dhe dhomë të posaçme për psikologun dhe mjediset ndihmëse të shërbimit.

Në qarkun Durrës do të ndërtohen 32 objekte të reja arsimore, me financim nga buxheti i shtetit dhe donatorët.

Tv Klan




Të ngjashme