Ahmetaj komenton programin ekonomik të PD

"Varfëron shtresën e mesme, borxhi shkon në 92% të PBB-së"

Programit ekonomik të prezantuar kreu i opozitës Lulzim Basha, për të rikthyer taksën e sheshtë por jo më në nivelin 10 por 9%, mazhoranca i kthyer sot një përgjigje. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetaj tha gjatë fjalës së tij në kuvend se nëse do të vendoset ky lloj taksimi, do të preken 300 mijë familje të cilat do të paguajnë dy herë më shumë taksa se sot.

“Sot, me taksën progresive, një nëpunës mesatar paguan taksë 2,880 Lekë në muaj. Me formulën tuaj, me taksën e sheshtë që është famëkeqe jo se e keni nxjerrë ju, por sepse e shkatërron klasën e mesme. Ajo që bëni ju është pabarazi”.

Fjala e përdorur shpesh nga opozita dy vitet e fundit “oligarki”, për socilaistët është ajo që dëshiron të vendosë në Shqipëri Partia Demokratike. Nëse vendoset tatimi mbi fitimin 9%, tha Ahmetaj, 91% e bizneseve që operojnë sot të cilat janë ndërmarrje të vogla, do të duhet të paguajnë këtë taksë, ndërsa sot janë të përjashtuar.

“Zero paguan sot biznesi i vogël dhe janë 91% e bizneseve. Ky është diskutimi. Çfarë po thoni ju?! Po iu mburreni një pjese të vogël prej 8 mijë biznesesh që do t’u ulni taksën nga 15% në 9%? Po pse? Që t’ua rrisni këtyre 91% të tjerëve dhe pastaj kërkoni në 16 Shkurt t’ju ndjekin shqiptarët”?

Sipas llogarive të bëra nga socialistët, nëse do të zbatohej programi ekonomik i prezantuar nga PD, ku edhe niveli i sigurimeve shoqërore do të paguhet me 9%, borxhi publik do të kërcente brenda vitit në nivelin 92% të prodhimit kombëtar.

Tv Klan

Kategori
EkonomiTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*