Pas lëvrimit të këstit të 7 të Fondit Monetar Ndërkombëtar prej 36.1 milionë euro, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka bërë një përmbledhje të ecurisë ekonomike për katër mujorin e parë të këtij viti.

Teksa është ndalur tek shifrat për të ardhurat, eksportet, bizneset e reja të regjistruara dhe konsumi, Ahmetaj thotë se treguesit janë të gjithë në trend pozitiv dhe kjo dëshmon se kriza ekonomike është kapërcyer.

Interesit të gazetarëve, nëse do të ketë rritje pagash dhe pensionesh Ahmetaj i përgjigjet duke e lënë çështjen të hapur.

Ahmetaj mban të njëjtin qëndrim me FMN se sfidë për vendin, mbetet përmirësimi i klimës së biznesit, qëndrueshmëria fiskale dhe Reforma në Drejtësi.

I pranishëm në këtë konferencë, kreu i Misionit të Përhershëm të FMN -së në Tiranë, Jens Reinke shprehet optimist lidhur me ecurinë e programit me qeverinë shqiptare, ndërsa si shqetësim ngre sjelljen e tatimorëve dhe perceptimi jo optimist i sektorit privat për gjendjen ekonomike.

I pyetur për uljen e TVSH në Turizë apo në Energji, FMN le të kuptohet se nuk pajtohet me këtë gjë.

Gjatë muajit të ardhshëm u njoftua që në Tiranë pritet të vijë një mision i FMN në Tiranë, ku në fokus të diskutimeve do të jenë bisedimet për performancën fiskale dhe eficencën e Administratës Tatimore.

Tv Klan