Dalja e Shqipërisë në tregjet ndëkombëtare për të zgjatur afatin e Eurobondit do t’i kursejë buxhetit të shtetit 37.5 milionë Euro.

Kreu i Ministrisë së Financave Arben Ahmetaj tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se po ashtu kursehen edhe 85 milionë Euro të tjera në vit nga mosrritja e interesit të borxhit të brendshëm. Nëse qeveria nuk do të drejtohej në bursa për të blerë borxhin, interesat e bonove të thesarit në tregun vendas do të rriteshin si pasojë e kërkesës.

Arben Ahmetaj zbardhi edhe disa nga investitorët që kanë blerë Eurobondin e Shqipërisë. Sipas ministrit të Financave, edhe për vitin e ardhshëm qeveria programon një ulje të borxhit publik dhe rritje të ekonomisë në nivelin 4.3%, pavarësisht goditjes me 50 milionë euro që i ka dhënë kursi i këmbimit të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Tv Klan