Qeveria nuk e ka përcaktuar ende sa do të jetë çmimi i energjisë elektrike me heqjen e fashës 300 kW. Në një intervistë për TV Klan Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj thotë se energjia nuk do të paguhet me çmimin maksimal 13.5 lekë për kilovat sa aktualisht paguhet mbi 300 kW dhe as me një çmim mesatar, pasi kjo gjë është ende në diskutim.