Ministri i Rindërtimit që në kohën kur janë firmosur kontratat e inceneratorëve ka qenë ministër i Financave, Arben Ahmetaj, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Ahmetaj është shprehur se ai nuk ka firmosur asnjë kontratë, pasi të gjitha firmosen nga Ministria e Mjedisit. Po ashtu ai ka folur dhe për njohjen e tij me Klodian Mërtirin, i cili akuzohet nga PD se fshihet pas inceneratorëve.

Jeni duke folur me teori konspiracioni, personi që ju përmendi nuk është fare atje. Unë si ministër Financash dhe Ekonomie nuk kam qenë pjesë e procedurës.

E keni firmosur ju apo Shkëlqim Cani?

Nuk e firmos kontratën ministrin e Financave.

Si e njeh këtë Klodian Mërtirin?

Siç njoh dhe ty, me ty kam më shumë miqësi se me Klodian Mërtit , me Bashkim Ulajt e me shumë të tjerë.

Në çfarë rrethanash jeni njohur?

Jam njohur në kafe tek “Lion Park”, ndërsa me ty jam njohur në shkollë, me Bashkim Ulajn jam njohur në një darkë pune.

Nuk keni qenë pjesë e procedurës?

Zero, në asnjë. Më tej Ahmetaj u pyet nga gazetari Mentor Kikia se çfarë pune kishte në makinë me Mërtirin. “Është i dënuar ky? është trafikant droge ky? Atë ditë kur kam qenë në makinë me të nuk kam qenë ministër”, thotë Ahmetaj./tvklan.al