Demokratët e akuzojnë qeverinë se nuk ka gjeneruar vende të reja pune dhe se me mijëra biznese janë mbyllur për shkak të taksave të larta. Por vetë ministri i Financave tregon një tjetër realitet.

Në përgjigje të deklaratave të opozitës në një postim në Facebook ai përmes këtij grafiku ai tregon se vetëm gjatë vitit të fundit janë 38 mijë vende të reja pune në ekonomi.

Ndërsa sa i takon bizneseve në periudhën 7-mujore Janar-Korrik janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja ndërsa sqaron se ky është efekti neto nga diferenca mes bizneseve të regjistruara rishtazi dhe atyre të ç’regjistruara.

Dhe sa për t’ju kujtuar korbave të dëshpëruar, shkruan Ahmetaj, rritja ekonomike aktualisht është 4.5 herë më e lartë se ajo që gjetëm në 2013.

Demokratet akuzojnë se mosmbledhja e taksave dhe mbyllja e bizneseve për periudhën Prill-Qershor i kanë bërë që arkës së shtetit t’i mungojnë këtë vit 75 milionë.

Edhe aktin normativ që qeveria kaloi në 26 Korrik për rishikimin e buxhetit, opozita e sheh si arnim të radhës për ekonominë që sipas saj ka rritur borxhin publik.

Tv Klan