“Ata flasin për projektet që financohen nga BE”

Nga kantieri i shkollës “Vëllezërit Haradinaj” në Durrës, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj e cilësoi një përpjekje të dështuar të opozitës akuzën se rindërtimi i institucioneve arsimore është vëtëm një propagandë e qeverisë.

Ahmetaj tha se të gjitha shkollat e dëmtuara nga tërmeti janë të financuara.

“Tendenca për të gënjyer qytetarët është e dështuar. Ato shkolla janë pjesë e listës së Komisionit Europian ose në proces prokurimi apo projektimi”.

Sipas Ahmetaj, punimet në këtë shkollë do të përfundojnë në Nëntor për të mirëpritur 430 nxënës.

“Brenda 40 ditëve është hedhur kati i tretë i objektit dhe kanë filluar punimet e brendshme me instalimet elektrike dhe të sistemit të ngrohjes”.

Në total janë 143 shkolla në të gjithë vendin që qeveria ka premtuar se do të rindërtohen ose rikontruktohen pas dëmeve që pësuan nga tërmeti i Nëntorit të vitit të kaluar. 

Tv Klan