Në raportimin përpara Grupit Parlamentar Socialist, ministri i Financave Arben Ahmetaj foli sërish për tarifën e vendosur për Rrugën e Kombit. Ministri tha se do të flasë në seancën e parlamentare për këtë çështje.

Raportimi i ministrit Ahmetaj u fokusua tek ekonomia e vendit, duke theksuar se për vitin 2017 Shqipëria shënoi rritjen më të madhe ekonomike në 10-vjeçarin e fundit me 3.14 %.

Vet deputetët e mazhorancës kërkuan që bizneset e vogla që do futen në TVSH, deri në muajin Tetor, datë që përkon me plotësimin e deklaratës së dyte të TVSH të mos penalizohen nëse kanë bërë gabime të vogla.

Duke u ndalur tek eksportet, ministri Ahmetaj tha se deri në muajin Qershor, deklarimet do të bëhen online.

TV Klan