Vendit nuk i duhen zgjedhje të parakohshme

Bllokadat, bojkotet, sabotazhet në proceset demokratike me demokraci të përparuar nuk kanë vend tek ne dhe mendoj se ky paralajmërim i VMRO-DPMNE për bllokadë të Parlamentit nuk i bën mirë shëndetit të partisë së tyre, sepse nuk mbështetet nga asnjë vend demokratik nga vendet ku ne pretendojmë të jemi bashkë atje, në këto procese përparësi i jepet vizionit kështu u shpreh kreu i Integristëve Ali Ahmeti në emisionin e mbrëmshëm Klan Debat në Tv Klan M. Ahmeti foli edhe për kontestin me Bullgarinë duke u shprehur optimist se së shpejti do të ketë epilog.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti vlerëson se qeveria ka legjitimitetin e plotë, sipas tij, kush e fiton shumicën e mandateteve aj e fiton qeverisjen e vendit. Bllokimin e kuvendit e quan të dëmshëm për vendin.

”Ky paralajmërim i VMRO-së për bojkot nuk i bën mirë shëndetit të vetë asaj partie sepse këtë nuk e përkrah asnjë shtet i BE-së. Cili është vizioni me bllokadën që po e bëjnë a duan ta përmisojnë imazhin e tyre partiak apo duan të jenë vrima e zezë në Maqedoni, un nuk e di se cila është agjenda e tyre dhe çfarë bllokade do vendosin, por të sabotozh ligjet që janë në dobi të qytetarëve mendoj se nuk do fitojnë imazh të mirë”. 

I pyetur se a është koha që liderët e partive politike të ulen në një tavolinë për të diskutuar rreth ngërçit eventual politik, Ahmeti vlerëson se do ishte në dobi të shtetit të ndodh një gjë e tillë, por të bisedohet për çështje strategjike e jo për zgjedhje të parakohshme.

“Në këto kushte krize nuk mendoj që duhet të shkohet në zgjedhje, unë isha pajtuar me Mickovskin nëse thirrej në takim të bisedohet për problemin me Bullgarinë, por ndryshe nuk mendoj që është koha e duhur”. 

Duke folur për kontestin me Bullgarinë, Ahmeti shprehet optimist se do të ketë epilog ashtu siç pati me palën Greke.

“Unë pres epilog me Bullgarinë, çka i ndodhi Maqedonisë që zgjodhi çështjet me Greqinë pra edhe me palën bullgare duhet të kalohet, problemet historike le t’i zgjedhin historianët e shkencëtarët, ne duhet të marim vendime të guximshme politike dhe të mbyllet ky proces”.

Pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme nga Brukseli a po i kthen sytë vendi drejt Uashingtonit, Ahmeti thotë se Uashingtonin e kemi partner strategjik por duhet të jemi pjesë e Evropës dhe për një gjë të tillë po angazhohet Amerika.

Klan Macedonia