Oferta e liderit socialdemokrat dhe Kryeministrit Zaev që edhe opozita të futet në qeveri, duket se nuk i ka pëlqyer Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit. Ai ka lënë të kuptohet se roli i opozitës është të kritikojë pushtetin dhe se një qeveri e zgjeruar mund të ndodh vetëm në raste të veçanta.

“Opozita bën vërejtjet e veta, qofshin ato edhe pa vend, sepse roli i opozitës, jo vetëm te ne, por në të gjitha vendet e përparuara. Vetëm në raste të veçanta mund të bëhen pjesë e një procesi të rëndësishëm, përndryshe ato detyrë e kanë që mos të pajtohen me shumicën parlamentare”, ka deklaruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Klan Macedonia