Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka folur për gjendjen në Deçan pas helmimit të një numri të madh qytetarëve, duke theksuar se të gjitha komunat kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar të tejkalohet kjo vështirësi.

Madje ai në një prononcim për Ekonomia Online tha se Qeveria e ka neglizhuar këtë situatë në vend se ta marrë më seriozisht atë.

“Raportet na flasin ndryshe. Ju e patë nga IKShPK-ja analizat që dolën. Ajo që mund të them është që të gjitha komunat kanë shprehur gatishmërinë për një mundësi të mobilizimit të përbashkët që dyqani ta tejkalojë këtë vështirësi”, transmeton Klankosova.tv.

“Përderisa nuk ka një qëndrim zyrtar lidhur me këtë situatë nuk mund ta flasë se çka po ndodh. Qeveria e ka neglizhuar situatën në vend se ta marrë seriozisht”.

Në Deçan numër i madh i qytetarëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas dyshimeve për helmim nga uji./klankosova