Lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje qytetarëve të Kërçovës, diasporës, siç shkruan, i shqetësuar për fatin e vendlindjes, që të demostrojnë unitetin më 31 Tetor, me qëllim që edhe katër vitet e ardhshme Kërçova të udhëhiqet nga një shqiptar.

 “Kërçovën tonë nuk duhet të lejojmë që të cënojë askush. Andaj, të lëmë anësh të gjitha ndasitë dhe të përqëndrohemi tek ajo që na bashkon, tek Kërçova jonë dhe më 31 Tetor të gjithë rrugët të na sjellin në vendlindje”

Një thirrje e këtillë e liderit të integristëve vjen pasi Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoksi, gjatë një prononcimi, publikisht ka falënderuar kandidatin e pavarur për Komunën e Kërçovës, Fatmir Limanin, sic tha për mbështetjen e kandidatit të VMRO-DPMNE-së në rrethin ë dytë të zgjedhjeve për të parin e Kërçovës.

“Falënderojmë për mbështetjen që morëm nga kandidati I pavarur Fatmir Limani, njeriun me të cilin kam punuar, në ELEM ka qenë zëvendësi im dhe njeriun që e çmoj”

Ndryshe në rrethin e parë të zgjedhjeve për Komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari nga BDI-ja fitoi 8.545 vota apo 256 vota më pak se kandidati i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Jovanovski që mori 8.801 vota. Kandidati I pavarur, Fatmir Limani, në zgjedhjet e 17 Tetorit kishte fituar 4.527 vota, që në masë të madhe përcaktojnë fituesin në garën e balotazhit. /tvklan.al