Vazhdojnë polemikat për Katica Janeven

Kreu i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti thotë se arsyeja që e çoi në paraburgim Prokuroren Speciale në largim Katica Janeva është lakmia. Ahmeti nuk mendon se prapa skandalit që tronditi Maqedoninë e Veriut të ketë një skenar të parapërgatitur.

 “Populli ynë e ka një shprehje, një filozofi të jashtëzakonshme, lakmia e prish çdokë. Unë mendoj se këtu është punë lakmie dhe këtu sipas vlerësimeve të mia nuk ka të bëjë me ndonjë skenar, sepse për të hyrë në këto skema, se ka skenar këtu e s’ka aty, kjo do të thotë se duhet të largohemi nga objektivi për ta zbuluar të vërtetën”.

Ahmeti u thotë se rasti “Zhvatja” ku janë përfolur emrat më të rëndësishëm të qeverisë i ka lënë një shije të keqe.

“Jo vetëm që jemi të zhgënjyer, por edhe të dëshpëruar sepse është një jehonë mjaft e keqe për drejtësinë. Prokuroria Speciale është zgjedhur për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe për të vendosur drejtësinë në vend dhe jo për të hapur pisllëqe më të mëdha”.

Lidhur me çështjen “Zhvatja” vijojnë përplasjet edhe mes partive maqedone. VMRO DPMNE në opozitë i kërkoi prokurorisë të thërrasë të gjithë anëtarët e LSDM-së në pushtet që janë përmendur nga dëshmitë e dhëna në të kaluarën. Ndërsa në LSDM shprehen të sigurt se asnjë anëtar i tyre nuk është i përzier në këtë rast korrupsioni.

Tv Klan