Kryedemokrati Sali Berisha prezantoi kandidatët në Kamzë këtë të Premte. Nga podiumi, me kapelen me numrin 1 me vete, ai dha fjalën se të gjitha problemet e këtij qyteti do të marrin fund.
Theksoi se forca që ka qeverisur vendin për 12 vite detyroi të largoheshin jashtë vendit 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Nisur nga këto veprime që sipas tij janë çnjerëzore e poshtëruese për popullsinë, u zotua që në 100 ditët e para të qeverisjes së demokratëve nuk do të ketë pensionist në vend që nuk do marrë 200 Euro.
“Dhe më lejoni pak t’i them atij burracakut 2 metra që fshihet dhe nuk del dot, pasi e keni kapur me presh në dorë duke vjedhur, nuk del dot të ballafaqohet para jush në televizion apo në skenë. Jo. Çfarë thotë? Thotë se po ta rrisim pensionin 200 euro, biem në humnerë. Kurse dje deklaronte se do ta bëjmë në vitin 2030. Ka deklaratë më të papërgjegjshme, më cinike?”, tha Berisha.
Më tej, kujtoi fushatën e vitit 2005, duke veçuar premtimin më të vështirë të jetës së tij politike.
“Ju lutem vetëm një moment. Në vitin 2005 ne premtuam dyfishimin e rrogave dhe u them një gjë, ai ka qenë premtimi më i vështirë i jetës sime sepse nuk di një administratë tjetër që të ketë premtuar dyfishim rrogash në atë kohë, por e mbajtëm. I them cilido shqiptar, gjej një mësues, një infermiere, një mjek, një punonjës që të thotë se rroga e tij nuk u mbidyfishua gjatë viteve 2006-2013. Pa përjashtim të gjithë. Deklaruam se do dyfishojmë pensionet e ulëta. Pensioni ishte 36 euro, çdo pension i ulët u bë 83 euro”, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike.
/tvklan.al