Spikerja Brikena Prifti e ftuar në emisionin “Part time” u vesh si kameriere për një ditë, e ndërkohë që duhet t’i shërbente Rudinës, “u detyrua” t’i përgjigjej edhe pyetjeve të saj ngacmuese.

Brikena foli pak për jetën e saj personale, për arsyen pse nuk i pëlqenin intervistat, natyrën e saj të ftohtë, pasionin për punën, konkurrencën, si dhe për marrëdhëniet që ajo ka me kolegët, ku përmendi si më të veçantin Reis Çiçon.

Brikena është shprehur se në përgjithësi ajo mundohet ta shmangë vëmendjen, këtë të fundit ajo e merr në ekran, gjatë edicioneve të lajmeve dhe kjo i mjafton. Ajo gjithashtu shprehet se ka natyrë të ftohtë e madje e tillë është edhe në takime me djemtë.

Rudina  Dembacaj: S’je tip delikat?

Brikena Prifti: Në përgjithësi jam shumë tip i ftohtë edhe në “date” mbase është edhe ky problemi pse jam beqare ditën e sotme.

Rudina Dembacaj: Pra s’ke të dashur ngaqë je tip i ftohtë. Ai i shkreti bën ‘cirk’, ti nuk qesh.

E pyetur nëse ka ndier konkurrencë nga spikeret e tjera të lajmeve, apo nëse është parë shtrembët prej tyre, Brikena është shprehur se ka konkurrencë si në çdo punë, por shtrembët nuk e kanë parë./tvklan.al