Aida Hajnaj merr drejtimin e BKH, ambasada e SHBA: Një hap drejt drejtësisë së kërkuar



Aida Hajnaj merr drejtimin e BKH, ambasada e SHBA: Një hap drejt drejtësisë së kërkuar

08:33 01/09/2020

Ish-zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj ka marrë zyrtarisht sot detyrën e drejtueses së Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Hajnaj bëhet drejtuesja e parë e kësaj agjencie ligjzbatuese, e njohur ndryshe edhe si “FBI-ja shqiptare”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë thotë se Aida Hajnaj është trajnuar posaçërisht për këtë detyrë që do të mbajë.

Sot, zj. Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese. Në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posaçërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH. Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë”, shkruan në Facebook ambasada e SHBA. /tvklan.al




Të ngjashme