Rama: Kur unë them kjo do bëhet, është vetëm çështje kohe

Pas Stambollit, “Air Albania”, do të nisë fluturimet edhe drejt Italisë. Në fillim të vjeshtës do të jenë operative tre linjat drejt Milanos, Romës dhe Bolonjës.  Lajmin e njoftoi kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, ku u ktheu përgjigje edhe kritikëve që kanë vënë në dyshim funksionimin e kompanisë ku shteti shqiptar është aksioner.

“Hë  tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht. Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era.”

Në postimin e tij Kryeministri shkruan se pavarësisht trazimeve, furtunave apo tallazeve qëllimi mbetet nëse nuk dorëzohesh. Me besim dhe durim, do të bëhen të gjitha për Shqipërinë që duam e  mbyll postimin kreu i qeverisë,  Angazhimi është që pas Italisë, “Air Albania” të fluturojë drejt Britanisë së Madhe, kryeqyteteve të tjera të Evropës dhe më pas drejt Amerikës. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, kompania shqiptare “Air Albania” pritet të ndikojë në uljen e çmimit të biletave që shqiptarët paguajnë për të udhëtuar jashtë vendit.

Tv Klan