Mesfushori shqiptar shënon gol ndaj Rodez

Goli i Qazim Laçit u dha fitoren 1 – 0 Ajaccios në përballjen me Rodez e vlefshme për Ligën e Dytë në Francë.

Mesfushori shqiptar realizoi golin që vendosi sfidën në minutën e 56’.

Këto pikë e ndihmojnë Ajaccio në përpjekjet për tu rikthyer në Ligën e Parë. Qazim Laçi është pjesë e skuadrës franceze prej 2 vitesh.

Tv Klan