Mund në finale rivalin kryesor PSV

Ajax e nisi sezonin e ri duke fituar Superkupën e Holandës që mban emrin e Johan Cruyff. Suksesi 2 – 0 në finale me PSV i dha trofeun e nëntë, duke iu afruar rivalit të përhershëm që ka 11. Dolberg realizoi shumë shpejt golin e parë pas 35 sekondash lojë, duke shpërthyer në festë tifozët e Ajax të mbledhur në Johan Cruyff Arena të Amsterdamit.

Lojtarët e PSV arritën të realizonin në rastet e paraqitura dhe me golin e Blind në minutën e 53’ u vendos finalja.

Një triumf i rëndësishëm në prag të nisjes së kampionatit fundjavën e ardhshme. Ajax sezonin e kaluar fitoi titullin kampion, Kupën e Holandës dhe mbërriti deri në gjysmëfinalen e Champions League.

Tv Klan