Hidhet sot shorti për fazën e grupeve

Ajax, Slavia Praga dhe Klub Bruge janë skuadrat e fundit të kualifikuara për në grupet e Champions League.

Të tre këto skuadra fituan ndeshjet e kthimit. Ajax që rrezikonte me APOEL arriti suksesin 2-0 në Amsterdam. Belgët e Bruge mundën 2-1 Lask pasi kishin fituan minimalisht edhe ndeshjen e parë, ndërsa Slavia Praga fitoi 1-0 ndaj Cluj.

Pasditen e sotme do të hidhet shorti për grupet e Champions. Nga përcaktimi i skuadrave më vazo, në bazë të koeficientëve mund të shohim përballje të mëdha pasi Liverpool, Barcelona, Manchester United, Juve dhe Bayern janë në vazon e parë ndërsa Real, Atletico Madrid dhe Tottenham në të dytën.

Faza e grupeve të Champions do të jetë një përcaktues i qartë se cilat do të jetë ekipet pretendente për të zbritur nga froni Liverpoolin.

Tv Klan