Grupi hetimor që po heton vrasjen e Ajet Zeqajt në zonën e Bllokut mbrëmjen e të mërkurës kërkon ndihmën e Interpolit. Burime të rezervuara nga grupi hetimor thanë për Tv Klan se, janë kërkuar informacione të detajuar mbi veprimtarine e e 41-vjeçarin në Francë,ku  ai ka jetuar 10 vitet e fundit.

Burimet thanë se kanë dyshime se Zeqaj ka qënë i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Pazaret e prishura në Francë mund të jenë importuar në Shqipëri dhe per kete arsye dyshohet se vrasja është vendosur që të kryhet në Tiranë.

Kjo është pista kryesore që po ndiqet nga prokurroia dhe policia,por ende nuk ka të dhëna konkrete se cfarë përfaqësonte Zeqaj ne tregun e narkotikeve ne France.

Burime nga policia konfirmojnë se vrasja mund të jetë e porositur dhe të jetë kryer nga  profesionistë të paguar. Fakti që arma është hedhur në vendin e krimit, nuk është lënë asnjë gjurmë dhe nuk është përdorur në asnjë ngjarje tejtër kriminale e shtojne këtë dyshim.

Megjithatë policia ka në konsideratë  edhe disa pista të tjera siç janë konfliktet familjare. Por nga marrja në pyetje e të aferme të viktimës nuk janë krijuar dyshime se mund te jenë të përfshirë.  Ajet Zeqaj u qëllua me 5 plumba në kokë dhe trup, sapo kishte dalë nga një bilardo, nën shoqërinë e një mikut të tij.

 

Tv Klan