Moderatori shumë i dashur për publikun, Alaudin Hamiti ishte i ftuar këtë pasdite në programin “Rudina”, në Tv Klan. Ai ka folur për fillimet e tij në prezantim, ku që prej viti 2002 është pjesë e televizionit.

Aktualisht përveç programit NIN, ai është dhe drejtor i platformës Artmotion, në Klan Kosova.

Alaudini është i martuar me Yllka Sedllari dhe kanë 3 fëmijë, dy djem binjakë të moshës 13 vjeç, Noari dhe Maeli, si dhe vajzën Eva.

Kemi 17 vite që njihemi, që jemi bashkë. Jemi njohur në Kosovë pasi u ktheva këtu. Unë isha në atë fazën time tra la la, krejt. Yllka jetonte në Zvicër atë kohë dhe ajo ka qenë gjatë pushimeve në Kosovë. Jo që unë në fakt kam shkuar mbas Yllkës, ajo ka ardhur mbas meje. Kishim ato problemet e fillimit, por edhe kënaqësitë”.

I pyetur nga drejtuesja e emisionit se çfarë i pëlqeu tek Yllka, moderatori u përgjigj: U dashurtova me Yllkën sepse është një vajzë e fortë në karakter dhe ka një stil të hatashëm. Yllka edhe sot është më autoritare./tvklan.al