“Nëna” që Klodiana ka ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty” nuk është mamaja e saj biologjike, por njeriu që i dha shpresë. Në momentet më të vështira të jetës së saj të cilat Klodiana i rrëfeu në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo i dha forcë dhe iu gjend pranë duke i dhuruar dashuri të pakushtëzuar asaj dhe Miblerit të vogël.
Ndërkohë ky i fundit ka hyrë në studio dhe po dialogon me moderatorin Ardit Gjebrea. Mibleri ishte 2 vjeç kur e quajti “nënë” gruan që kujdesej për ata të dy e cila ishte fqinja e tyre.
Ardit Gjebrea: Tani mami ka ftuar dikë këtu në program. Kë ka ftuar, e di ti?
Mibler: Ëëë, nënën.
Ardit Gjebrea: Nënën! Çfarë e ke ti atë?
Mibler: Nënë.
Ardit Gjebrea: E do shumë?
Mibler: Po.
Ardit Gjebrea: Pse e do?
Mibler: Se kur isha i vogël, kur ikte mami, ajo më mbante kur ikte mami im.
Ardit Gjebrea: Kujdesej për ty. Dhe si sillej me ty?
Mibler: Mirë.
Ardit Gjebrea: Sillej mirë? Po ti e do shumë?
Mibler: Ëhë. Gjyshi, ka vdekur gjyshi i vet dhe jeton.. nuk e di ku jeton, por gjyshi i vet ka vdekur.
Ardit Gjebrea: Domethënë kur thua gjyshi ka vdekur po flet për burrin e nënës. Të ka ardhur keq apo jo?
Mibler: Po.
Ardit Gjebrea: Ai tani jeton në qiell.
Mibler: Po dhe pastaj nëna jeton në Greqi.
Ardit Gjebrea: Nëna jeton në Greiq?
Mibler: Po.
Ardit Gjebrea: Po nuk të merr malli për nënën ty?
Mibler: Erdhi një ditë.
Ardit Gjebrea: Erdhi një ditë edhe?
Mibler: Dhe e takova./tvklan.al