Këngëtari Elgit Doda dhe moderatorja Klea Huta janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar. I ftuar në emsionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, artisti Elgit Doda nuk kishte si të mos gjendej para pyetjeve të fëmijëve në lidhje me marrëdhënien e dashurisë me bukuroshen Klea Huta. Artisti ka treguar se ka qenë ai që ka zgjedhur Klea Hutën dhe po ashtu ka folur dhe për momentin kur i ka propozuar moderatores në ditëlindjen e djalit të tyre, Kridit.

Estja: Elgit ti ke një nuse më të bukura nga të gjithë vajzat, por dua të di si të zgjodhi ajo aty?

Elgit Doda: Në fakt ke bërë një pyetje shumë me vend sepse të ishte se do të më zgjidhte ajo, nuk do të më zgjidhte, por e zgjodha unë. E mora.  

Estja: Pse nuk të zgjodhi ajo ty?

Elgit Doda: Sepse na takon ne meshkujve, është më gjentile që ta zgjedhim ne femrën dhe të ia mbushim mendjen që jemi të mirë.

Estja: Si është kjo historia që ia ke dhuruar unazën me vonesë?

Elgit Doda: E kisha harruar tek xhepi i pantollonave të tjera.

Estja: Po nuk harrohet unaza.

Elgit Doda: Po mirë edhe ne të mëdhenjtë bëjmë gabime që nuk i dhurojmë gjërat në kohën e duhur, ama më mirë vonë se sa kurrë dhe unë vendosa që në ditëlindjen e Kridit t’i bëja dhe unazën që ajo e kisha shumë qejf që unë jam pak harrakat, që i harroj gjërat…/tvklan.al